Sport

Guardiola “hedh dritë” për të ardhmen e João Cancelo…

Ndërkombëtari portugez është i huazuar te Barcelona

25 Prill 2024, 16:48 Nga DOSJA

Guardiola “hedh dritë” për të ardhmen e João

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është pyetur për të ardhmen e João Cancelo, mbrojtësit të djathtë, i cili është i huazuar te Barcelona deri në fund të sezonit, por katalanasi nuk e hapi lojën.

“Do të shohim në fund të sezonit”,- ka qenë përgjigja e trajnerit Guardiola, i pyetur nëse portugezi ka të ardhme me ‘Qytetarët’.

Kujtojmë se mbrojtësi 29-vjeçar nuk ka luajtur për klubin e Mançesterit që nga viti 2022/23, sezoni në të cilin ai u huazua te Bayerni, pasi u transferua në Barcelonë këtë sezon me një huazim të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll