Sport

Van Dijk 'miraton' kandidatin për trajner të Liverpool-it…

Problemi do të jetë bindja e Feyenoord për të lënë Arne Slot të largohet, në këtë mënyrë Liverpool po i mban të hapura shanset e tyre

25 Prill 2024, 17:21 Nga DOSJA

Van Dijk 'miraton' kandidatin për trajner të

ANGLI - Lojtari i Liverpool-it, Van Dijk thotë se e konsideron si zgjedhjen më të mirë për Liverpool-in. I zgjedhuri është Arne Slot, një holandez 45-vjeçar që është përgjegjës për komandën teknike të Feyenoord.

“Arne Slot është një nga trajnerët më të mirë holandezë për momentin. Me mënyrën se si luan, filozofinë që ka, ai mund të jetë trajner i Liverpool-it, por lexoj dhe dëgjoj se ai është larg të qenit i kompletuar. Le të fokusohemi tek ai sezonin e ardhshëm, që është ende shumë larg”,- tha qendërmbrojtësi.

Trajneri i klubit holandez ka kaluar Rúben Amorim, në listën e pasardhësve të preferuar të Jurgen Klopp te ‘Reds’. Sipas ‘Sky Sports’, trajneri, i cili ka kontratë deri në qershor 2026, është opsioni kryesor për të zëvendësuar Jurgen Klopp.

Problemi do të jetë bindja e klubit për të lënë Arne Slot të largohet dhe në këtë mënyrë Liverpool i mban të hapura opsionet e tyre, duke përfshirë Rúben Amorim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll