Sport

Mourinho besohet se ka refuzuar kombëtaren që do të jetë në Kupën e Botës…

Trajneri portugez nuk ka dashur të bëjë një intervistë

25 Prill 2024, 17:28 Nga DOSJA

Mourinho besohet se ka refuzuar kombëtaren që do të jetë

KANADA - José Mourinho thuhet se ka refuzuar një qasje për të marrë komandën e ekipit kombëtar kanadez, një nga vendet që do të organizojë Kupën e Botës 2026, së bashku me Meksikën dhe SHBA.

Kanadaja, ku evoluojnë Steven Vitória dhe Stephen Eustáquio, ka qenë pa trajner që kur John Herdman u largua drejt stolit të Toronto FC në fund të vitit të kaluar.

Sipas gazetës ‘The Standard’, trajneri portugez, pa klub që prej largimit nga Roma në janar, nuk ka dashur as të shkojë në intervistë, ashtu si edhe Frank Lampard.

Sipas të njëjtit burim, janë kontaktuar edhe amerikani Jesse March dhe Ole Gunnar Solskjaer, të dy gjithashtu pa klub. Hipoteza janë edhe Paul Clement, Aitor Karanka, apo Bobby Smyrniotis, trajneri kanadez i Forge FC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll