Sport

Historike! Të dielën, ndeshja e parë e Serisë A, e gjitha me gjyqtare vetëm femra…

Ndeshja mes Interit dhe Torinos është e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit italian

25 Prill 2024, 18:24 Nga DOSJA

Historike! Të dielën, ndeshja e parë e Serisë A, e gjitha me

ITALI - Për herë të parë, një ndeshje e Serisë A do të gjykohet nga një gjyqtare femër, e ndihmuar edhe nga dy asistente të linjës. Ngjarja do të zhvillohet në stadiumin San Siro, kur Interi do të presë Torinon në kuadër të xhiros së 34-të të kampionatit, të dielën e ardhshme në orën 12:30.

Gjyqtarja kryesore Maria Sole Ferrieri Caputi (e cila do të zhvillojë ndeshjen e saj të 10-të në Serie A), do të asistohet nga Francesca Di Monte dhe Tiziana Trasciatti. Kjo treshe kishte qenë tashmë e pranishme, në të njëjtat pozicione, edhe në një ndeshje në Kupën e Italisë dhe në një tjetër në Serinë B.

Historike! Të dielën, ndeshja e parë e Serisë A, e gjitha me

Kjo do të jetë edhe ndeshja e ‘shenjtërimit’ të Interit si kampion i Italisë, pasi fitoi titullin kundër Milanit në xhiron e fundit, ndeshje në të cilën luajtën si mysafirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll