Sport

E ardhmja e Darwin Nunes te Liverpool, pas largimit të Klopp, është e pasigurt...

Liverpool po përgatitet për epokën e re dhe, sipas ‘Telegraph’, largimi i Jurgen Klopp mund të nënkuptojë edhe fundin e Darwin Nunes në klubin ‘Reds’.

25 Prill 2024, 19:08 Nga DOSJA

E ardhmja e Darwin Nunes te Liverpool, pas largimit të Klopp,

ANGLI - Humbja në derbin kundër Evertonit i vuri frena ëndrrave të Liverpoolit për të fituar Premier League. ‘Reds’ tani kanë ndezur motorët e tyre të përgatitjes për ditën e ardhshme, në një proces që do të drejtohet nga Michael Edwards.

Arne Slott është kandidati nr.1 për të pasuar gjermanin, por riorganizime të rëndësishme priten edhe në listën e skuadrës. Dhe një nga lojtarët që duket se ndjen peshën e krizës është Darwin Nunez, e ardhmja e të cilit, sipas ‘Telegraph’, duket e pasigurt në Liverpoolin e ri.

Pothuajse dy vjet pas nënshkrimit për 85 milionë euro, uruguajani ka zhgënjyer me një mori mundësish të humbura, pavarësisht përmirësimit të tij këtë vit.

“Kur Klopp të largohet në verë, Nunes do të humbasë aleatin e tij më të madh në ekip. Michael Edwards dhe Richard Hughes (drejtor i ri teknik) do të shqyrtojnë ftohtë kontributin e uruguajanit.

Ata do të vendosin nëse Nunes është me të vërtetë një diamant që ka nevojë për lustrim, apo ai do të dalë në treg për të financuar një zëvendësim të gatshëm dhe të përsosur”,- thuhet në raportin e ‘Telegraphit’.

Bazuar në të njëjtin raport, ka shqetësime edhe për imazhin e Mohamed Salah, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025. Mbetet për t'u parë nëse egjiptiani do të shitet, megjithatë ai mund të ndihet shumë më i sigurt se Nunes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll