Sport

Hendeku financiar ndan Potter-in nga Ajax, propozimi i parë refuzohet…

Sipas raportimeve, ka një diferencë financiare mes Ajax dhe Graham Potter, i cili refuzoi ofertën e parë të holandezëve. Gjithsesi, negociatat janë në vazhdim.

25 Prill 2024, 19:20 Nga DOSJA

Hendeku financiar ndan Potter-in nga Ajax, propozimi i parë

HOLANDE - Graham Potter është zgjedhja e Ajax-it për të pasuar John Van Schipp, por tani për tani ka një "hendek" financiar që duhet të kapërcehet mes dy palëve. 

Sipas raportimeve, trajneri anglez ka refuzuar propozimin e parë të holandezëve, pasi ishte larg kërkesave të tij financiare.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se kemi një “divorc”. Holandezët e duan ende Potterin dhe trajneri britanik nga ana e tij ka dëshirë të punojë te Ajax.

Negociatat po vazhdojnë dhe nëse gjendet “raporti i artë” në fushën financiare, atëherë ka mundësi që të kemi zhvillime të menjëhershme midis palëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll