Politike

Sherr fizik në bashkinë e Pukës, qytetari përleshet me drejtorin e burimeve njerëzore, ndërhyn dhe kryebashkiaku Dodaj

Mësohet se ditën e djeshme rreth orës 16:30, një qytetar është përleshur me drejtorin e zyrës së burimeve njërëzore, Sokol Gjon

25 Prill 2024, 17:27 Nga I.A
Sherr fizik në bashkinë e Pukës, qytetari përleshet me
Bashkia Puke

PUKË- Një sherr fizik ka ndodhur në Bashkinë e Pukës. Mësohet se ditën e djeshme rreth orës 16:30, një qytetar është përleshur me drejtorin e zyrës së burimeve njërëzore, Sokol Gjoni.

Për shkak të situatës së nxehur në sherrin fizik është përfshirë dhe kryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni. Këta të fundit kanë tentuar që të qetësojnë situatën e ndodhur.

Ndërkohë që Komisariati i Policisë në Pukë nuk ka nisur asnjë procedim për ngjarjen, për shkak se incidenti është tentuar që të mbahet i fshehur dhe nuk ka pasur asnjë denoncim. As vetë Bashkia Pukë nuk ka asnjë reagim zyrtar për ngjarjen e ndodhur.

rrok dodaj sokol gjoni

Sondazh

Poll