Politike

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Belerit, nuk e lejon të betohet

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohej se siguroi vota kundrejt pagesave. Ndonëse i arrestuar, Beleri kandidat i "Bashkë Fitojmë" u shpall fitues në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.

25 Prill 2024, 14:23 Nga r.ll
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Belerit, nuk e lejon të betohet
fredi beleri

TIRANË- Gjykata e lartë ka refuzuar rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili kërkoi leje të kryejë betimin e tij. 

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohej se siguroi vota kundrejt pagesave. Ndonëse i arrestuar, Beleri kandidat i "Bashkë Fitojmë" u shpall fitues në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars që ta shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. Beleri ka bërë vazhdimisht rekurs për tju lejuar betimi si kryebashkiak por gjykata ja ka rrëzuar kërkesat e bëra.

fredi beleri gjykata e larte

Sondazh

Poll