Politike

Thellohet përçarja mes Veliajt dhe Ramës/ Nuk merr pjesë në konkursin për projektin EXPO Albania (VIDEO)

Edhe pse ditën e djeshme Rama në një intervistë theksoi se mes tyre nuk ka ftohje të raporteve, kryeministri nuk ia përmendi emrin asnjëherë teksa fliste për marrëdhëniet mes tyre. 

25 Prill 2024, 16:31 Nga I.A
Thellohet përçarja mes Veliajt dhe Ramës/ Nuk merr pjesë
Blendi Gonxhja

TIRANË- Përçarja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj duket se sa vjen dhe po bëhet më e madhe. Edhe pse ditën e djeshme Rama në një intervistë theksoi se mes tyre nuk ka ftohje të raporteve, kryeministri nuk ia përmendi emrin asnjëherë teksa fliste për marrëdhëniet mes tyre. 

Dhe sot teksa është zhvilluar finalja e konkursit EXPO Albania, projektin e një qendre të re multifunksionale panairesh dhe ekspozitash që pritet të ndërtohet së shpejti, Veliaj nuk ka marrë pjesë në evenimentin. Zakonisht sa herë që bëhej fjalë për projekte të tilla, Veliaj ka qenë kurdoherë krah kryeministrit Rama, ndërkohë që ditën e sotme nuk është parë fare.

Veliaj si kryebashkiaku i Tiranës, përveç pjesëmarrjes në këto projekte, ka mbajtur dhe fjalë para të pranishmëve. Por në vend të tij, ka marrë pjesë Ministri për Kulturën dhe Inovacionin Blendi Gonxhja, i cili ka ndjekur gjatë gjithë kohës konceptet që prezantuan arkitektët për këtë projekt.

Fjalët se një luftë e brendëshme në PS mes Ramës dhe Veliajt kanë nisur me kohë, por mesa duket arrestimet që SPAK i ka bërë drejtorëve të këtij të fundit kanë thelluar më shumë përçarjen mes socialistëve, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. 

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll