Politike

Njoftimi i SPAK për Olsi Ramën/ E vërteta e cunguar nga mediat pro-qeveritare

Në njoftimin e SPAK theksohet se Bardhi nuk ka bërë kallëzim penal ndaj Ramës dhe për këtë arsye, kallëzimi i vëllait të kryeministrit ndaj deputetit demokrat nuk është i vlefshëm.  

25 Prill 2024, 15:29 Nga I.A
Njoftimi i SPAK për Olsi Ramën/ E vërteta e cunguar nga mediat
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme në lidhje me kallëzimin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama që bëri ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka bërë bujë në mediat pro-qeveriare, të cilat e kanë përdorur atë në favor të kryeministrit Rama. Në njoftimin e SPAK theksohet se Bardhi nuk ka bërë kallëzim penal ndaj Ramës dhe për këtë arsye, kallëzimi i vëllait të kryeministrit ndaj deputetit demokrat nuk është i vlefshëm.  

Por si qëndron e vërteta e kallëzimit ?

Në fakt Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës pasi të dhënat që ka bërë denoncimin në media i ka marrë nga dosja e çështjes Xibraka që ndodhej në arkivën e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në fakt Bardhi në Prokurorinë e Posaçme ka bërë një kërkesë për informacion në lidhje me këtë dosje.

Të njëjtin veprim Bardhi ka bërë dhe me rastin McGonigal, që tani ka një hetim të hapur nga SPAK. Bardhi bëri një kërkesë për informacion dhe u kërkoi që të marrin dosjen amerikane dhe të hapin hetim, por vetë nuk bëri kallëzim penal, pasi faktet ekzistonin nuk i siguroi vetë ai.

Por në njoftimin e SPAK të nxjerr ditën e sotme, është cunguar kjo pjesë që Bardhi bëri kërkesë për informacion dhe jo kallëzim penal. Dhe me njoftimin e publikuar nga SPAK, mediat pro-qeveritare e kanë përdorur këtë për favor të kryeministrit Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama. 

Në kërkesën që Bardhi bëri në Prokurori i ka kërkuar SPAK që të marrin dosjen e çështjes Xibraka dhe të rihapin hetimin e lënë pezull nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që është shkrirë tashmë në SPAK. Ndërsa kallëzim penal bëhet kur personi zbulon ose siguron fakte të reja në lidhje me një çështje, ndërkohë që faktet e dosjes Xibraka janë tashmë në arkivat e SPAK.

olsi rama dosja xibraka gazment bardhi

Sondazh

Poll