Politike

Komisioni hetimor i Shëndetësisë/ PS miraton planin e punës në mungesë të opozitës

Në mënyrë të njëanëshme anëtarët e maxhorancës miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucionve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës. 

25 Prill 2024, 17:04 Nga I.A
Komisioni hetimor i Shëndetësisë/ PS miraton planin e punës
Anëtarët

TIRANË- Anëtarët e maxhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët ishte deklaruar e mbyllur nga kryetarja Albana Vokshi. Në mënyrë të njëanëshme anëtarët e maxhorancës miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucionve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës. 

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës. Më herët mbledhja u shoqërua me debate mes palëve politike, por pa arritur asnjë rezultat.

komisioni per shendetesine 25 prill 2024

Sondazh

Poll