Politike

Mazhoranca largohet nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, Vokshi: Duan të bllokojnë hetimet

Vokshi tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën e 30 qershorit ku rendi i ditës do të jetë sërish i njëjtë, pra pritet të miratohet plani hetimor dhe dërgimi i kërkesës për informacion tek institucionet.

25 Prill 2024, 14:04 Nga r.ll
Mazhoranca largohet nga mbledhja e Komisionit për
pamje nga mbledhja

TIRANË- Pas një pushimi prej disa minutash në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, anëtarët e mazhorancës kanë bojkotuar mbledhjen dhe nuk janë rikthyer sërish në sallë. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi tha se qëllimi i vetëm i mazhorancës ësht bllokimi i hetimeve, pasi sipas saj kanë konflikte interesi. 

"E paimagjinueshme që 8 deputetë të mazhorancës janë vë në mbrojtje të këtij korrupsioni kriminal dhe galopant. Refuzojnë që të dërgohen kërkesat për informacion, që më tej të hetohet plani i hetimit. Për të pestën herë mazoranca po bojkoton punimin e këtij komisioni. Sepse duan që të miratojnë planin e Ilir Beqajs për të mbuluar korrupsionin. U larguan për të penguar hetimin parlamentar.", tha Vokshi. 

Vokshi tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën e 30 qershorit ku rendi i ditës do të jetë sërish i njëjtë, pra pritet të miratohet plani hetimor dhe dërgimi i kërkesës për informacion tek institucionet. Që në nisje mbledhja e sotme është shoqëruar vazhdimisht me debate. Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita kërkonte të miratojë së pari kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. 

komisioni per shendetesine 25 prill 2024

Sondazh

Poll