25 Prill 2024, 15:20
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për sulmin e kryeministrit ndaj drejtuesit të televizionit RAI 3. Po ashtu PD-ja ka kërkuar një interpelancë urgjente me Ramën përsa i përket investigimit të bërë ndaj vëllait të tij Olsi Rama dhe Engjëll Agacit nga RAI 3. Sipas Bardhit, pas investigimit, kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin.
“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama”, thuhet në shkresën e firmosur nga Bardhi.
Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.
gazment bardhi edi rama
auto 1b9aae80 9d38 4201 81f3 b55b36595d761714050060
auto c82c2f64 c2be 4474 9136 1e0b527a0b9b1714050066
Politike
25 Prill 2024, 14:49
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat...
Politike
25 Prill 2024, 14:23
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Gjykata e lartë ka refuzuar rekursin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili kër...
Politike
25 Prill 2024, 14:04
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Pas një pushimi prej disa minutash në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, an&eum...
Politike
25 Prill 2024, 13:40
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Miratimi i rendit të ditës ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shë...
Politike
25 Prill 2024, 13:27
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK vendosi mospranimin e kallëzimit të...
Politike
25 Prill 2024, 12:58
N.F
Fredi Beleri
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca për rekursin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së...
Politike
25 Prill 2024, 12:31
r.ll
olsi rama, gazment bardhi
TIRANË- SPAK nuk e ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut t&eu...
Politike
25 Prill 2024, 12:13
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku u pyet nëse deputetja Monika Kryem...
Politike
25 Prill 2024, 12:09
N.F
albana vokshi
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të steril...
Politike
25 Prill 2024, 11:58
r.ll
edmond spaho
TIRANË- Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Deputeti i opozitës, Edmond Spaho ka deb...