Politike

Mediat Italiane: Po zhvillohen negociatat që Rama të marrë pjesë në emisionin Report në RAI 3

Ndërkohë që sot Rama me anë të një postimi në X ka theksuar se është i gatshëm që të marrë pjesë në emision, me kushtin që të jenë drejtpërdrejt në transmetim. 

25 Prill 2024, 16:22 Nga I.A
Mediat Italiane: Po zhvillohen negociatat që Rama të marrë
Edi Rama dhe Sigfrido Ranucci

ITALI- Mediat italiane raportojnë se kryeministri Edi Rama mund jetë i ftuar së shpejti në emisionin Report në RAI 3. Adnkronos thekson se momentalisht janë duke zhvilluar negociata për një intervistë 'live' të kryeministrit në emisionin Report. Ndërkohë që sot Rama me anë të një postimi në X ka theksuar se është i gatshëm që të marrë pjesë në emision, me kushtin që të jenë drejtpërdrejt në transmetim. 

Shkrimi i medias italiane:

Puna e re e përplasjes mes Edi Ramës dhe Sigfrido Ranuccit . Kryeministri shqiptar, i cili ditët e fundit kishte kundërshtuar reportazhin e transmetuar në Report për marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës për emigrantët, iu drejtua drejtpërdrejt drejtuesit të programit me një postim të gjatë në X, ku denonconte “shpifje dhe deformime” dhe ai thotë se është “gati të marrë pjesë në episodin e radhës të Report, me kusht që fjalimi im të bëhet live, pasi nuk e fsheh frikën se pasi ta regjistroj me mirëbesim do të përfundojë në mulli të mishit të censurës suaj. ".

Po zhvillohen negociatat për intervistën me Ramën

Sipas asaj që ka mësuar Adnkronos, Rama së shpejti mund të jetë i ftuar në ‘Report’. Në fakt, negociatat për një intervistë thuhet se janë duke u zhvilluar.

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

edi rama sigfrido ranucci

Sondazh

Poll