Politike

Del dokumenti/ Shkresa e Bardhit drejtuar Altin Dumanit për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës (FOTOT)

Siç shihet dhe në lëndën e kërkesës, thuhet se është kërkesë informacioni për nisjen e hetimeve penale ndaj Olsi Ramës për dosjen Xibraka.

25 Prill 2024, 16:48 Nga I.A
Del dokumenti/ Shkresa e Bardhit drejtuar Altin Dumanit për nisjen e
Gazment Bardhi

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar shkresën e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi për Olsi Ramën. Siç shihet dhe në lëndën e kërkesës, thuhet se është kërkesë informacioni për nisjen e hetimeve penale ndaj Olsi Ramës për dosjen Xibraka.

Në kërkesën që Bardhi bëri në Prokurori i ka kërkuar SPAK që të marrin dosjen e çështjes Xibraka dhe të rihapin hetimin e lënë pezull nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që është shkrirë tashmë në SPAK. Ndërsa kallëzim penal bëhet kur personi zbulon ose siguron fakte të reja në lidhje me një çështje, ndërkohë që faktet e dosjes Xibraka janë tashmë në arkivat e SPAK.

Del dokumenti/ Shkresa e Bardhit drejtuar Altin Dumanit për nisjen e
Shkresa

Por gjatë njoftimit të sotëm, SPAK e ka lënë jashtë këtë pjesë dhe me njoftimin e cunguar thekson se Bardhi nuk ka bërë asnjë kallëzim penal ndaj Olsi Ramës. Po ashtu në foton e dytë më poshtë shihet se kërkesë e pranuar nga Dumani në mënyrë postare.

Del dokumenti/ Shkresa e Bardhit drejtuar Altin Dumanit për nisjen e
Fatura

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

gazment bardhi olsi rama

Sondazh

Poll