Politike

Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Kanë sjellë planin hetimor të Beqajt dhe kërkojnë që ta kalojnë me shumicën e votave

Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita do të miratojë së pari kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. 

25 Prill 2024, 13:40 Nga r.ll
Komisioni për Shëndetësinë, Vokshi: Kanë sjellë
albana vokshi

TIRANË- Miratimi i rendit të ditës ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e planit të hetimit, ndërsa opozita do të miratojë së pari kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. 

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se sot nuk miratohet plani i hetimit pa dërguar kërkesat për informacion. Vokshi thotë me ironi se mazhoranca këmbëngulë që të miratojë planin e Ilir Beqajt, ish-ministri i Shëndetësisë i cili është në hetim për koncesionin e sterilizimit.

"Ka sjellë planin e Beqajt dhe kërkojnë që ta kalojnë me shumicën e votave me forcën e kartonit. Ligji thotë bëhen propozimet nga ekspertët, merren provat në bazë të nenit 15 pika 3 dhe më pas kalohet në miratimin e planit të hetimit. Nuk ka miratim plani sot", tha Vokshi. 

albana vokshi komisioni per shendetesine 25 prill 2024

Sondazh

Poll