Politike

‘Po vëzhgojmë situatën’/ Meta i përgjigjet DASH: Do bashkëpunoj ngushtë për zbatimin e Reformës

22 Nëntor 2019, 16:03 Nga DOSJA
‘Po vëzhgojmë situatën’/ Meta i përgjigjet DASH:

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, që reagoi në lidhje me situatën që është krijuar në vend pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit, në një deklaratë zyrtare ka përshëndetur deklaratën e DASH, ku theksoi se po ndjekë me vëmendje zhvillimet e fundit në vendin tonë. Presidenti Meta ka ripërsëritur faktin se do bashkëpunojë ngushtë me DASH për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Përplasja e Metës me SHBA ka dalë në sipërfaqe ditën e djeshme. Ishte ambasada e SHBA në Tiranë që në një deklaratë zyrtare sugjeronte që palët t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias për interpretim kushtetues për zgjedhjet në GJK. Nga Presidenca erdhi një deklaratë e fortë ku shkruhet se nuk do ketë me “Rule of embassy”, por do të kishte “Rule of low”. Ndërkohë Meta kishte zhvilluar dhe një telefonatë me Palmer dhe zëdhënësi i Presidentit përmendi me emër shefin e zyrës së medias në ambasadë ku i kërkoi atij leje për publikimin e bisedës së plotë Meta-Palmer. Kreu i Shtetit në një deklaratë me tonë të forta nga oborri i Presidencës përmendi sërish ambasadorët dhe disa i quajti palaço dhe shtoi se Shqipëria nuk do qeveriset nga ambasadat por nga Kushtetuta, por shtoi se “SHBA është si shpirt dhe si yll”. Po ashtu Meta ka thënë se Zëdhënësi i tij është shantazhuar nga një ambasadë në Tiranë dhe i është kërkuar të tërheqë një postim në Facebook. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dash reagon per meten ilir meta meta sulmon ambasadoret dash reagon per meten ilir meta meta sulmon ambasadoret

Sondazh

Poll