Politike

Lëvizja e Metës pas shkarkimit të Besnik Muçit, shpall vakancën në Kushtetuese (DOKUMENTI)

22 Nëntor 2019, 14:50 Nga DOSJA
Lëvizja e Metës pas shkarkimit të Besnik Muçit, shpall

TIRANË– Presidenti Ilir Meta njofton se ka shpallur procedurën e aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit nga KPA të gjyqtarit Besnik Muçi, të cilin Meta e kishte dekretuar pa kaluar vetingun.

Meta pranon shkarkimin e Muçit nga Komisioni i Pavarur i Apelimit dhe i hap rrugë zgjedhjes së një tjetër gjyqtari për në Gjykatën Kushtetuese.

“Shpallja e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi”, thuhet në dekret.

Ditën e djeshme, KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPK e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6. Dje, Muçi tha se nuk njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Muçi argumentoi se Vettingu për të duhet të kishte ndaluar që në momentin që Meta e dekretoi si pjesë e GJK. I pyetur nga gazetarët pse nuk foli më herët për këtë çështje, ai ia faturoi përgjegjësinë KLP-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta meta shpall vakancen ne kushtetuese ngërçi në kushtetuese besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta meta shpall vakancen ne kushtetuese ngërçi në kushtetuese

Sondazh

Poll