Politike

Sulmet e Metës ndaj ambasadorëve/ Koçijançiç: Deklarata të papranueshme, punë e shkëlqyer e BE për integrimin e Shqipë

22 Nëntor 2019, 17:46 Nga DOSJA
Sulmet e Metës ndaj ambasadorëve/ Koçijançiç:

BE- Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha se disa ndërkombëtarë janë palaço.

Zyrtarja e lartë  thekson se këto deklarata janë të papranueshme, teksa shton se BE mbështet punën e shkëlqyer të ambasadorit Luigi Soreca dhe Delegacionit të BE për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian.

Sipas Koçijançiç, deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së”.

Deklarata e plotë:

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta maja koçijançiç meta sulmon ambasadoret ngërçi me gjykatën kushtetuese ilir meta maja koçijançiç meta sulmon ambasadoret ngërçi me gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll