Politike

Ilir Meta: Zëdhënësi im është shantazhuar në emër të një ambasade, kam nisur hetimet

  • Kush e kërcënoi zëdhënësin e presidentit, cilën ambasadë do të padisë Meta?
  • Presidenti shton gjithashtu se ka kërkuar hetim të menjëhershëm në lidhje me këtë çështje.
    Featured image of article: Ilir Meta: Zëdhënësi im është shantazhuar në emër të një ambasade, kam nisur hetimet Ilir Meta dhe Tedi Blushi
    Përditësuar:

    TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se Blushi është shantazhuar për të hequr një postim që ka bërë në rrjetet scoiale. Presidenti shton gjithashtu se ka kërkuar hetim të menjëhershëm në lidhje me këtë çështje.

    Statusi i Ilir Metës

    Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
    Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
    Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.

    Ende nuk dihet se cila është ambasada të cilës i referohet presidenti Ilir Meta në reagimin e tij, por në një vëzhgim të Dosja.al, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ditën e sotme, ka patur dy postime për ambasadat. I pari, lidhet me bisedën telefonike të Metës me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ku thoshte se ‘garantët’ e Dvoranit morën përgjigjie, dhe se selia te rruga e Elbasanit përdoret nga Rama për në Xibrakë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërsa reagimi i dytë, është ai ku konfirmohet biseda me Palmer dhe kërkohet autorizimi nga Guri Lekloti i ambasadës në Shqipëri për të bërë publike përmbajtjen e saj. Ajo që dihet me siguri, është se nëse Meta po heton apo do të bëjë një padi penale për Ambasadën Amerikane, atëherë ky do të ishte një lajm shumë i keq për vendin tonë…

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment