Politike

Kongresi i CDU/ David McAllister përshëndet Bashën: Një nga miqtë e veçantë të partisë së Merkel (VD)

22 Nëntor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Kongresi i CDU/ David McAllister përshëndet Bashën: Një nga

GJERMANI- David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU bëri një përshëndetje të veçantë sot për kryetarin e PD Lulzim Basha.

Ndryshe nga protokolli i përhershëm, Lulzim Basha është përshëndetur nominalisht David McAllister, një ndër figurat kryesore të CDU. Në cilësinë e drejtuesit të sesionit plenar të Kongresit të CDU që zhvillohet në Lajpcig, ai e cilësoi liderin e opozitës shqiptare “si një nga miqtë e veçantë” të partisë së kancelares Merkel.

Kryetari i PD është i ftuar në punimet e kongresit të Kristian-Demokratëve gjermanë. Pas fjalës përshëndetëse të McAllister nga podiumi i Kongresit e morën fjalën Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von de Leyen si dhe Kryetarja e CDU dhe Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel basha ne gjermani david mcallister lulzim basha angela merkel basha ne gjermani david mcallister lulzim basha

Sondazh

Poll