Politike

Kongresi i PPE/ Vokshi takon Merkel: Më siguroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

22 Nëntor 2019, 15:31 Nga DOSJA
Kongresi i PPE/ Vokshi takon Merkel: Më siguroi se Gjermania do të

ZAGREB– Gjatë Kongresit të PPE-së, i cili u mbajt në Zagreb, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Vokshi shprehet se Merkel është avokate e pakursyer kundrejt shqiptarëve në rrugën europiane, por me kushtin që të adresohen siç duhen kërkesat e Bundestagut si dhe rezoluta e PPE-së. Sipas Vokshit, Shqipëria ka vetëm një rrugë dhe ajo është orientimi perendimor.

Reagimi i Albana Vokshit:

Me Angela Merkel në Zagreb. ?? ?? Kancelarja mbështet shqiptarët, por ne duhet të zbatojmë kërkesat e rezolutës së PPE dhe Bundestagut. Gjatë Kongresit të PPE-së në Zagreb, m’u dha rasti të përshëndetesha me Kancelaren Angela Merkel dhe ta falenderoja për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria gjermane dhe ajo, personalisht, kanë dhënë për forcimin e demokracisë, zhvillimin dhe nxitjen e proceseve integruese në Shqipëri.

Kancelarja Merkel më siguroi se Gjermania dhe ajo vetë, do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët. Vullneti i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të Bashkimit Europian u shpreh i qartë edhe në rezolutën e posaçme të PPE-së, ku kërkohet, para së gjithash, që Shqipëria të zgjidhë krizën e thellë politike dhe, nëpërmjet një reforme të vërtetë zgjedhore, të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.

E vetmja pengesë për zbatimin e kërkesave të Perëndimit është qeveria e Shqipërisë. Edi Rama refuzon të përmbushë kushtet e Bundestagut gjerman dhe të Partive Popullore Europiane. Ai vazhdon të sabotojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuse, të shkatërrojë shanset për zgjedhjet të lira e të ndershme dhe të zhbëjë çdo përpjekje për një drejtësi të pavarur.

Rruga e vetme për ne është Perëndimi!

Shqipëria si Europa është ajo që duan shqiptarët dhe ne do ta arrijmë së bashku!

#AngelaMerkel

#EPPZagreb

#EPPWomen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi kongresi i ppe vokshi ne kongesin e ppe albana vokshi kongresi i ppe vokshi ne kongesin e ppe

Sondazh

Poll