Politike

“Kanë folur 30 min”, Zëdhënësi Presidentit konfirmon telefonatën Meta-Palmer, pyet ambasadën e SHBA: Të publikojmë bisedën e plotë?

Biseda është konfirmuar sot nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili shkruan se biseda ka qenë e qartë dhe shteruese mes tyre.
Featured image of article: “Kanë folur 30 min”, Zëdhënësi Presidentit konfirmon telefonatën Meta-Palmer, pyet ambasadën e SHBA: Të publikojmë bisedën e plotë? Ilir Meta dhe Matthew Palmer

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e djeshme një telefonatë për rreth 30 minuta me Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mattheë Palmer, me kërkesën e këtij të fundit.

Biseda është konfirmuar sot nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili shkruan se biseda ka qenë e qartë dhe shteruese mes tyre. Më tej Blushi pyet dhe ambasadën e SHBA në Tiranë nëse lejojnë publikimin e bisedës së plotë mes Metës dhe Palmer.

REAGIMI I PLOTË

Të dashur kolegë gazetarë, Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment