Politike

Ngërçi me GJK/ Palmer 30′ telefonatë me Metën. Blushi: Garantët e Dvoranit morën përgjigjie, rruga e Elbasanit përdoret nga Rama…

  • 'Hiq postimin për 30 minuta’/ Kush e kërcënoi zëdhënësin e presidentit?
  • Meta: Zëdhënësi im, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade
  • Në një reagim në mediat sociale, Blushi shkruan se “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”.
    Featured image of article: Ngërçi me GJK/ Palmer 30′ telefonatë me Metën. Blushi: Garantët e Dvoranit morën përgjigjie, rruga e Elbasanit përdoret nga Rama… Matthew palmer Ilir Meta, Tedi Blushi dhe Ambasada Amerikane

    TIRANE– Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese sjell zhvillime të reja në marrëdhënien mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadës Amerikane në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit, ambasada reagoi dhe tha se për ngërçin, duhet që palët t’i drejtohen për opinion Komisionit të Venecias (Lexo këtu).

    Kjo ka sjellë reagimin e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushit, i cili ka njoftuar se ‘garantët e veprimeve të Dvoranit’, kanë marrë përgjigjie nga një telefonatë e Ramës, ndërkohë që ka sulmuar edhe selinë e SHBA në Tiranë, kur thotë se “Rruga e Elbasanit, të çon në Elbasan dhe Rama e përdor edhe për në Xibrakë”.

    “Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës. Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”-reagoi Presidenca, duke nënkuptuar bisedën e Metës me Palmer.

    Ndërkohë që pak orë më vonë, Blushi pati një postim të dytë në rrjetet sociale, ku përmend sërish ambasadën e SHBA dhe i kërkon Guri Leklotit që të merret aprovimi për të bërë publike bisedën e Metës me të dërguarin special Matthew Palmer.

    Postimi i Tedi Blushit:

    Të dashur kolegë gazetarë, Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :
    Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese. Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
    Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Disa orë më vonë, edhe vetë Meta, doli para gazetarëve, ku i quajti “hipokrizi” ata që kërkojnë opinionin e Venecias. (Lexo këtu).

    Por, kjo ka sjellë një kërcënim, që e denoncon vetë presidenti. Ka qenë vetë Ilir Meta ai që ka njoftuar se është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Meta tha se kërcënimi është bërë për një postim të Blushit të bërë paraditen e sotme, dhe se ka kërkuar që për këtë çështje të nisin hetimet. 

    “Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.”-thotë Meta.

    Deri tani dy ambasada në vendin tonë, ajo Italiane dhe e SHBA janë shprehur se ngërçi me Gjykatën Kushtetuese mund të zgjidhet nga Komisioni i Venecias. Pak ditë më parë ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se duhet t’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Po sot në të njëjtën linjë ka qenë dhe ambasada e SHBA e cila shkruan se zgjidhja nuk mund të vijë nga Shqipëria, pasi palët janë interpretime të ndryshme Kushtetutës. Nuk dihet se cila është ambasada për të cilën Meta paralajmëron se do të padisë, por ajo që dihet me siguri, është se nëse ai po heton apo do të bëjë një padi penale për Ambasadën Amerikane, atëherë ky do të ishte një lajm shumë i keq për vendin tonë…

    (F.G/Dosja.al)

    Shto Koment