Politike

“Kërkoj mbështetjen e shqiptarëve”, paralajmërmi i Metës: Kushtetuta është ‘vija e kuqe,’ e pakalueshme (VD)

22 Nëntor 2019, 18:02 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta kishte lajmëruar sot një konferencë urgjente për të folur rreth zhvillime të fundit me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, por foli për 22 nëntorin që njihet si dita e Kushtetutës, pasi 21 vite më parë Kushtetuta e Shqipërisë u miratuar me referendum.

Me tone të forta, Meta i bëri thirrje qytetarëve që të marrin fatet në dorë dhe u shpreh se nuk lejon askënd që të shkel Kushtetutën, pasi vija e saj është e kuqe flakë.  Kreu i Shteti në deklaratën e tij u shpreh se do bëj gjithçka që shqiptarët të shkojnë në referendum për të mbrojtën Kushtetutën e vendit.

Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me një proces antiligjor, njëpartiak”, shtoi më tej Ilir Meta.

PJESË NGA DEKLARATA 

Jetëgjatësia e Kushtetuës është treguesi më i drejtpërdrjtë i fuqisë së saj për të qëndruar e pacënuar dhe e paprekshme, si një tempull i shenjtë, që i shërben shtetit të së drejtës. Sa më serioz sistemi demokratik i një vend, aq më i panevojshëm është ndryshimi i Kushtetutës. Kushtetuta thuajse gjithmonë kanë lindur në kohë krizash. për këtë arsye, është Kushtetuta ajo që vendos kufirin e përqendrimit të pushtetit të çdokujt, që lakmon të jetë i gjithpushtetshëm. Kushtetuta mbetet vijë e kuqe e pakalueshme, për sa kohë fuqia e saj buron nga populli. 22 nëntori është datë historike. Për herë të parë populli shqiptar miratoi Kushtetutën post-komuniste. Na u dhurua Kushtetuta më demokratike që ka pas Shqipëria deri më sot. Populli vendosi që sovraniteti i përket vetëm atij. Populli shqiptar përcaktoi se liritë themelore të njeriut duhet të ishin të pandara, të patjetërsueshme. E projektuar për të hedhur themelet e një shteti, Kushtetuta e ’98 mundësoi vendosjen e paqes në vend. Kjo Kushtetutë që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008. Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më popullin. Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera.

Kushtetuta u kthye në rregullore me data e afate, që janë shkelur nga të gjithë. Kjo po con në paralizimin dhe destabilizimin e drejtësisë në vend. Organet e reja të gjyqësorit do duhet të kenë një trup me integritet. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëansahëm. Venecia i ka thënë të gjitha për ata që kanë vesh për të dëgjuar. Tashmë jemi para një situate dramatike. Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me një proces antiligjor, njëpartiak. Kuvendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese dhe po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të saj. Me këto afate, kur një pensionist mund të mos e gëzojë pensionin që i takon. Kur një kryeprokuror është zgjedhur me një proces antikushtetues, kur dhunohen të drejtat e qytetarëve në mes të ditës, kur kanë kaluar mbi 20 ligje antikushtetuese, kur fjala e lirë është vënë në shërbim të propagandës, kur vendi po shpopullohet pa mbarim, kur nuk ka më investim serioz nga të huajt, është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e ka pësuar njëherë.

Presidenti Ilir Meta prej shumë javësh është shprehur se do të ndërmarrë një nisme për mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti ka bërë thirrje që Kushtetuta të mos shkelet dhe Reforma në Drejtësi të respektohet siç është shkruar së bashku me Komisionin e Venecias. Meta në një reagim të mëhershëm ka thënë se sot është dita e referendumit të tradhtuar dhe duhet një referendum të ri. Debati për Kushtetutën dhe respektimin e saj ka lindur muaj më parë, kur nisën dhe ngritjet institucioneve të reja të drejtësisë të cilat kanë sjellë dhe përplasje politike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 22 nentor 2019 ngërçi me gjykatën kushtetuese referendumi i metes ilir meta konferenca e metes 22 nentor 2019 ngërçi me gjykatën kushtetuese referendumi i metes

Sondazh

Poll