Sport

Gündogan kritikon lojën e Barcelonës dhe gabimin e Araujo: “Ia dhamë vetë PSG-së”...

Ilkay Gündogan ishte shumë kritik pas humbjes 1-4 të Barcelona kundër PSG-së, që i kushtoi skuadrës katalanas eliminimin e saj në çerekfinalet e Champions League.

17 Prill 2024, 09:00 Nga DOSJA

Gündogan kritikon lojën e Barcelonës dhe gabimin e Araujo:

SPANJE - "Jam i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer. Ishte në duart tona dhe ia dhamë PSG-së. Ne ia dhamë atyre në mënyrën më të lehtë,"- tha mesfushori gjerman pas ndeshjes në një deklaratë për ‘CBS Sports’.

Gündogan, kritik ndaj Araujos: “Preferoj të pranoj një gol, para kartonit të kuq”

Lidhur me përjashtimin e Araujos , vendimi i arbitrit që sipas Xavi Hernandez i kushtoi  Barçës ndeshjen, Gündogan ishte shumë kritik ndaj qendërmbrojtësit uruguajan: “Është e vështirë të thuash... Por në këto momente vendimtare duhet të jesh i sigurt, nëse shkoni për topin, unë nuk e di nëse ai e preku topin apo jo... Unë preferoj të pranoj një gol përpara kartonit të kuq”.

Araujo u përjashtua nga loja në minutën e 29-të për një faull ndaj Barcelës. “Të jesh një më pak kaq shpejt të vret në lojë”,- ka analizuar ish-lojtari i Manchester Cityt.

'El Lobo' Carrasco, ish-futbollist i Barcelonës, i mbështeti kritikat e futbollistit gjerman për vendimin e Araujo që i kushtoi kartonin e kuq në programin 'El Chiringuito': "Gündogan tha të vërtetën, Araujo na bëri të humbim ndeshjen".

Gündogan e konsideron golin e Vitinhas një gabim në mbrojtje

Gündogan kritikoi gjithashtu mbrojtjen e Barcelonës në golin e Vitinhas nga jashtë zonës: "Një tjetër gabim. Duhet të dalnim dhe ta mbyllnim. Nuk duhej lënë të gjuante. Ai ishte i lirë! Nuk është asgjë që nuk e kemi stërvitur.

Lojtari më afër duhet të kërcejë për ta mbyllur zonën. Ishte tre kundër tre pas goditjes nga këndi, Vitinha mbërrin... ne duhet të shkonim për të. Askush nuk doli dhe nëse doli, ishte tepër vonë. Të rëndësishme janë veprimet vendimtare. Këtu fiton ose humb. Fatkeqësisht, sot na kanë ndëshkuar," tha ai.

Pas ndeshjes Gündogan pretendoi edhe një penallti kur rezultati ishte 1-3 ndaj Barcelonës. "Mendoj se e meritoja një penallti. Vrapoja dhe kundërshtari më bllokoi qartë. I thashë arbitrit se ishte penallti dhe në vend të kësaj më dhanë një karton të verdhë,"- protestoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll