Sport

Manchester City 'zbret' në Tiranë… Rama hap dyert e Kryeministrisë për trofetë

Cilido mund t'i vizitojë ato sot në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00

17 Prill 2024, 08:44 Nga DOSJA

Manchester City 'zbret' në Tiranë… Rama hap dyert e

TIRANE - Kampionët e Anglisë, Europës dhe Botës, skuadra e trajnerit mitik spanjol Pep Guardiola, ka zbritur në Shqipëri. Saktësisht, trofetë e fituara nga Manchester City sezonin e kaluar, fillimisht janë ekspozuar në Amfiteatrin e Durrësit, si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Man.Cityt në Durrës.

Lajmin e bën të ditur vetë Edi Rama në rrjetet sociale, i cili ka hapur dyert e hollit të Kryeministrisë, ku ato do të ekspozohet, për të gjithë dashamirët e futbollit që mund t’i shikojnë ato nga ora 13:00 deri në 19:00. Ja dhe postimi i Kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t'i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll