Sport

VIDEO / “Çmendet” Dortmundi, përmbys Atleticon dhe kalon në gjysmëfinale!

Skuadra gjermane bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrid.

16 Prill 2024, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO / “Çmendet” Dortmundi, përmbys Atleticon dhe kalon

GJERMANI - Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermane bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrid.

Verdhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, por u barazuan në fillim të fraksionit të dytë. Gjithsesi kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme, me heroin Sabitzer që realizoi dy gola brenda pak minutash, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll