Sport

Takimi i UEFA-s në Tiranë, 11 federata të Europës Juglindore, afirmojnë mbështetjen për presidentin Aleksander Ceferin...

Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s, nga Europa Juglindore, u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për mbledhjen strategjike të federatave anëtare të UEFA-s.

16 Prill 2024, 19:01 Nga DOSJA

Takimi i UEFA-s në Tiranë, 11 federata të Europës

TIRANE - Të mikpritur nga presidenti i FSHF-së dhe zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit.

Në të u fol për formatin e ardhshëm të garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Turqinë dhe Shqipërinë.

Pas prezantimeve të këtyre temave, federatat pjesëmarrëse u thelluan në diskutime në lidhje me të ardhmen e futbollit europian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për presidentin Ćeferin dhe administratën e UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll