Sport

Luis Enrique me superlativa për Mbappen: “Treguam karakter, Mbappe ishte një lider”…

Luis Enrique kishte komplimente për Kylian Mbappé, pasi PSG u kualifikua në gjysmëfinale ndaj Barçës.

17 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

Luis Enrique me superlativa për Mbappen: “Treguam karakter, Mbappe

SPANJE - Një ndeshje për historinë! Pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë, Paris Saint-Germain duhej të fitonte në Katalonjë për të shpresuar të siguronte një biletë për gjysmëfinalet e Champions League.

Dhe parizienët ia dolën mbanë, duke fituar 4-1 në fund të një ndeshjeje veçanërisht emocionuese. Në mikrofonin e ‘Canal Plus’, Luis Enrique ndau padyshim këtë moment madhështor për të.

“Ndihem shumë krenar për 12 minutat e para, deri në golin e parë të pësuar. Ne treguam se çfarë donim të bënim këtu. Pësuam një gol, por mbetëm të paprekur në mentalitet, bëmë gjithçka për të qenë më mirë se Barça. Gjithçka ndryshoi me të kuqen. Që andej ishte më e ndërlikuar për ta.

Lojtarët treguan shumë karakter dhe dëshirë. Të luaje kundër një prej ekipeve të mia të vjetra, që do të thotë shumë për mua, nuk ishte e lehtë. Por si profesionist, më duhej të bëja punën time. Shpresoj që kjo të mos ndodhë më. Tani duhet të përgatitemi për gjysmëfinalen”.

Një Luis Enrique që nuk mungoi të lavdërojë më pas lojtarët e tij, në veçanti Kylian Mbappé, por edhe Vitinha dhe Dembélé, të cilët vlerësohen nga trajneri parizien.

“Mbappé ishte një lider, nga fillimi në fund. Kur një ekip mendon se një lojtar kaq i rëndësishëm është gati të na marrë me vete… jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët e mi. Do të doja të veçoja edhe Vitinha-n, por edhe Ousmane Dembélé”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll