Sport

Ndahet nga jeta legjenda e kombëtares gjermane!

Ai luajti 420 ndeshje në Bundesligë. Ai shkroi historinë në nivel kolektiv me Eintracht Frankfurt, me të cilin fitoi Kupën UEFA në 1980.

17 Prill 2024, 01:11 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta legjenda e kombëtares gjermane!

GJERMANI - Një tjetër lojtar i kombëtares gjermane të viteve '70 “u nda nga jeta”. Bëhet fjalë për Bird Helzenbein, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, mbrëmjen e së hënës, më 15 prill. Bird ishte anësor dhe luajti 40 ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore. 

Ai ishte një lojtar kyç në finalen e Kupës së Botës 1974 kundër Holandës. Në atë ndeshje, në minutën e 24-të ai fitoi edhe një penallti, të cilën Paul Breitner e shndërroi në gol për të barazuar në 1-1. Në vitin 1976 në finalen e Euros ai shënoi kundër Çekosllovakisë, por Gjermania humbi titullin me penallti. 

Ai luajti 420 ndeshje në Bundesligë dhe gjithashtu shkroi historinë në nivel kolektiv me Eintracht Frankfurt, me të cilin fitoi Kupën UEFA në 1980. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll