16 Prill 2024, 19:34
Nga DOSJA

ANGLI - Liverpooli i ofroi bujarisht një dhuratë të rrallë, me humbjen 1-0 nga Crystal Palace në "Anfield" , por në vend që të përfitonte, Arsenali nga ana e tij ia dha... Manchester Cityt, me humbjen 2-0 në "Anfield” nga Aston Villa, duke u renditur në vendin e dytë, me -2 pikë nga kampionët e Anglisë, Evropës dhe botës.
Kjo ngjarje shkaktoi një mpirje të madhe te tifozët londinezë, por nuk është e njëjta gjë për lojtarët e Mikel Artetës, çka duket në fjalët e Declan Rice.
"Nuk ka mbaruar ende. Jemi në një situatë të pabesueshme. Jemi ende gati dhe të fokusuar në atë që duam të bëjmë dhe çfarë mund të arrijmë.
Në Premier League do të ketë shumë surpriza dhe përmbysje. Gjithçka mund të ndodhë”,- ka theksuar mesfushori anglez, për të shtuar në prag të revanshit me Bayernin për çerekfinalet e Champions League:
“Tani duhet të reagojmë për ndeshjen kundër Bayernit në Champions League dhe do të jemi gati. Ndeshja kundër Aston Villas duhet lënë mënjanë, ndodhi, ishte vetëm një lojë futbolli.
Humbëm, por duhet të kthehemi, është një mundësi e shkëlqyer për ne që të shkojmë në Champions League. Të shkosh në ‘Allianz Arena’ është një natë e veçantë. Është koha për të tërhequr çorapet tona dhe për t'u treguar të gjithëve pse jemi në këtë pozicion."
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Prill 2024, 19:01
TIRANE - Të mikpritur nga presidenti i FSHF-së dhe zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategji...
Sport
16 Prill 2024, 18:44
ANGLI - Ai kaloi nga të qenit një nga yjet e mëdhenj të Tottenhamit të Pochettinos, që luftoi për Premier League ...
Sport
16 Prill 2024, 18:25
r.ll
pamje nga ndeshja
SHIJAK- Ditën e sotme pak orë më herët është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve t&eum...
Sport
16 Prill 2024, 17:48
BRAZIL - Caroline Celico dhe Kaká kaluan në altar në vitin 2005, ndërsa mesfushori u aktivizohej në radhët e AC Milanit.
...
Sport
16 Prill 2024, 17:36
ARGJENTINE - Pasi Independiente u la jashtë mbrëmë ‘play-off’-it të Kupës së Ligës argjentinase, trajneri i saj, ...
Sport
16 Prill 2024, 17:21
ANGLI - Liverpooli po kalon një moment të keq për shkak të dy humbjeve të dhimbshme, ajo e pësuar 0-3 të enjten e k...
Sport
16 Prill 2024, 17:02
SPANJE - Ivan Balliu është përzgjedhur pjesë e formacionit të javës së 31 në LaLiga. Lojtari i kombëtares së...
Sport
16 Prill 2024, 16:58
ANGLI - "Ne duhet ta ndiejmë këtë presion. Nëse fokusohemi te fitorja e vitit të kaluar, nuk do të kemi atë shtytje shtes&eum...
Sport
16 Prill 2024, 16:23
ITALI - Bota e futbollit në Itali është në zi pas ndarjes nga jeta të Mattia Gianit. 26-vjeçari, pjesë e Castelfiorentino n...
Sport
16 Prill 2024, 16:12
N.F
Akil Gjakova
KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim kampionin e xhudos, Akil Gjakova. 28-vjeçari i cili është...