Sport

Xavi i tërbuar: "I kuq për Araujo? Arbitri na prishi punën e një sezoni"

Trajneri i ‘Blaugranas’ nën kritika për zëvendësimin e Yamal: “I vetmja keqardhje është që na u desh të luanim me një inferioritet numerik”

17 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

Xavi i tërbuar: "I kuq për Araujo? Arbitri na prishi punën e

SPANJE - I përjashtuar gjatë ndeshjes për një protestë të dhunshme, i tërbuar pas ndeshjes për një eliminim që erdhi “vetëm sepse Barcelona u detyrua të luante në inferioritet numerik për shkak të një gabimi arbitrazhi, që komprometoi punën e një sezoni të tërë: përjashtimi i Araujos në mënyrë të qartë ndryshoi lojën”.

Kështu u shpreh Xavi, trajner i ‘Blaugranës’, pas humbjes 4-1 ndaj PSG-së. Një gjysmëfinale që katalanasit nuk reshtën së ndjekuri, të paktën deri në golin e fundit të Mbappe-së, i cili në fund të ndeshjes u shua të gjitha shpresat e katalanasve.

Por zemërimi i Xavit shoqërohet edhe me zhgënjimin e tifozëve ‘Blaugrana’ ndaj trajnerit , i cili pas kartonit të kuq të arbitrit Kovacs ndaj  Araujos, largoi Yamal nga fusha për të futur Inigo Martinezin: një vendim që ngjalli shumë dyshime.

Por Xavi, duke folur sërish për ‘Sportmediaset’, nuk u pendua: "Jo, keqardhja ime është vetëm për eliminimin që erdhi për shkak të një gabimi të arbitrazhit që na pengoi të luanim 11 kundër 11. Kovacs ishte një fatkeqësi. Në barazi numerike, në të dyja përballjet, në Paris dhe këtu, ne e kemi kontrolluar gjithmonë ndeshjen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll