Sport

Kylian Mbappé është makthi i Barçës! Vetëm Muller ka shënuar më shumë se ai në Champions ndaj ‘Blaugrana’...

Vetëm Thomas Muller me 8 gola ka shënuar më shumë se lojtari i PSG-së, kundër ‘Blaugranave’ në Champions League.

17 Prill 2024, 08:00 Nga DOSJA

Kylian Mbappé është makthi i Barçës! Vetëm

SPANJE - Një super Kylian Mbappe e çon PSG-në në gjysmëfinale të Champions League. Sulmuesi francez, i vendosur nga Luis Enrique në qendër të treshes së sulmit, u duk paksa në vështirësi në disa faza të ndeshjes kundër Barcelonës, veçanërisht në fillim…

Por në momentin vendimtar ai u kthye në protagonist. Me një dopiedë të realizuar në ‘Montjuic’: një penallti dhe një gol oportunist me këmbën e majtë, për të dekretuar kualifikimin e francezëve.

Siç kujton Opta, Mbappé e konfirmoi veten si ‘makthi’ i Barcelonës: vetëm Thomas Muller me 8 gola ka shënuar më shumë se lojtari i PSG-së me 6, kundër ‘Blaugranave’ në Champions League. Në vendin e tretë është Andriy Shevchenko me 5 gola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll