Politike

Nëna e Monika Kryemadhit në SPAK: U pyeta për pasurinë, e kam ndihmuar vajzën time

Po ashtu ajo ka shtuar se ka qenë ajo që ka ndihmuar vajzën e saj, ndërkohë që ka shtuar se historia ka nisur kur Monika është marrë me inceneratorët.  

11 Prill 2024, 14:37 Nga I.A
Nëna e Monika Kryemadhit në SPAK: U pyeta për pasurinë, e
Fatime Kryemadhi

TIRANË- Mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur në lidhje me pasuritë e vajzës së saj. Teksa u filmua kur doli nga ambientet e SPAK, Kryemadhi theksoi se nga prokurorët e kanë pyetur në lidhje me pasurinë e saj, pallatin dhe paratë që ka të deklaruara në bankë. Po ashtu ajo ka shtuar se ka qenë ajo që ka ndihmuar vajzën e saj, ndërkohë që ka shtuar se historia ka nisur kur Monika është marrë me inceneratorët.  

Pjesë nga deklarata: 

Fatime Kryemadhi: Sqarova për pronat. Unë jam mamaja e Monikës se ju prandaj keni ardhur. Jam krenare për vajzën që kam edhe nuk e mohoj pale sesi. E di pse është kjo punë. Që kur filloi të merrej me djegësat ajo, këta filluan. Do t'ju bëj një thirrje ju gazetarëve, kam shumë respekt, po mos shkruani njerëzit që hedhin para, ose që bëjnë luftë politike. Verifikoni gjërat dhe pastaj. Unë i sqarova të gjitha gjërat e mia. U pyeta për çështjen e shtëpisë, unë nuk isha pa shtëpi. Unë kam punuar gjithë jetën. Për pronën time u pyeta. Unë nuk kam qenë pa punë se më paskan nxjerrë me një pension 160 mijë.

Pyetje: Është sekuestruar celulari?

Fatime Kryemadhi: Po, mirë çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë. As kam bërë tendera, as djegsa, as 5D, as 7D.

Pyetje: Po vajzat e zonjës Monika janë pyetur?

Fatime Kryemadhi: Jo, asnjëra, nuk kanë pse të pyeten se i kam mbuluar unë. Me shpenzimet e mia se kam pallatin. Për fëmijët i kam unë, pse për kë i kam lekët? Ja shkoni shihni, të gjitha i kam me bankë. S'ka rëndësi orë kam në SPAK.

Hetimet e SPAK për Kryemadhin nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.

monika kryemadhi fatime kryemadhi

Sondazh

Poll