Politike

U paraqit sot në SPAK, kryebashkiaku i Tropojës: McGonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë! Isha për një tjetër çështje

Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se McGonigal e ka pritur si mik dhe se ndihet krenar se Tropoja ka pritur miq dhe i respekton por asgjë më tepër. 

11 Prill 2024, 12:51 Nga N.F
U paraqit sot në SPAK, kryebashkiaku i Tropojës: McGonigal e kam
Rexh Byberi

TIRANË- Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ditën e sotmë është paraqitur në ambientet e SPAK. Pas përfundimit të takimit me strukturat e SPAK ka folur shkurtimisht para mediave ku është shprehur se nuk ishte thirrur në lidhje me çështjen e McGonigal.

Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se McGonigal e ka pritur si mik dhe se ndihet krenar se Tropoja ka pritur miq dhe i respekton por asgjë më tepër. 

"Mcgonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë, isha për një tjetër çështje," u përgjigj Byberi pyetjes së gazetarëvë.

Ai më tej u pyet në lidhje me tenderët nëse i ka dhënë të afërmve të tij dhe Byberi u përgjigj se nuk i ka dhënë asgjë askujt dhe se ka dokumentet për këtë çështje.

"S’i kam dhënë kujt, aty janë dokumentet," shton ai dhe largohet nga ambientet e SPAK.

rexh byberi kryebashkiaku i tropojes spak

Sondazh

Poll