Politike

"Organizatë e shpallur terroriste nga Greqia", Braçe për Masakrën e Peshkëpisë: Drejtësia e re të merret seriozisht me këtë ngjarje

Braçe tha se asnjë letërporosi nuk është dërguar në Greqi. 

11 Prill 2024, 12:51 Nga M.B
"Organizatë e shpallur terroriste nga Greqia", Braçe
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ka bërë thirrje drejtësisë së re që të hetojë Masakrën e Peshkëpisë, të ndodhur në vitin 1994, ku u sulmua posta kufitare në Peshkëpi në Gjirokastër dhe ku mbeti i vrarë roja dhe komandati i kërij reparti e u plagosën 4 ushtarë. Braçe tha se asnjë letërporosi nuk është dërguar në Greqi. Ai shtoi se Drejtësia e re të merret seriozisht me ngjarjen e Peshkëpisë.

"Asnjë letërporosi nuk është dërguar në Greqi. Drejtësia e re të merret seriozisht me ngjarjen e Peshkëpisë. Nuk ka ndodhur kurrë as një periudhe kur vendi la pasur trazira më të mëdha siç ishte ‘97, ka ndodhur në kushte paqje të plotë dhe nga një organizatë terroriste e shpallur e tillë nga Greqia ne duhet të hetonim dhe të mbanin përgjegjës për ngjarjen.

Për ngjarje të tilla duhet të flasim e të komunikojmë në gjuhen e ligjit. Të gjitha ata që hedhin helm dhe dëmtojnë marrëdhëniet midis dy popujve tanë dhe vendeve tonë. Jemi dënuar të jetojmë në paqe e fqinjësi të mirë. Nuk mundet që ata persona në Shqipëri të jenë brenda ligjit dhe të prishin marrëdhëniet midis dy vendeve tona vetëm drejtësia çon në vend këtë marrëdhënie. Sa kohë që është edhe gjaku i ushtarakëve shqiptarë", tha Braçe.

erion brace

Sondazh

Poll