Politike

VIDEO/ Me bashkëshorten në krah, kryeministri Rama mbërrin në Francë: Moment historik 

Sipas Ramës në takimet e këtyre dy ditëve do të hidhenhapa konkretë për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik.

11 Prill 2024, 12:56 Nga I.A
VIDEO/ Me bashkëshorten në krah, kryeministri Rama mbërrin
Edi dhe Lindita Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Francë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamjet e mbërritjes në Paris. Ndërkohë që shkruan se ky është një moment historik në politikën e jashtme shqiptare. Sipas Ramës në takimet e këtyre dy ditëve do të hidhenhapa konkretë për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik.

Postimi i Plotë:

Paris - Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën

 

edi rama

Sondazh

Poll