Politike

“Aktor filmash”, Sula-Nikollës: Kush je ti? Bëhu më serioze, lë shumë për të dëshiruar

Debati ndodhi teksa diskutohej në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.

11 Prill 2024, 13:21 Nga M.B
“Aktor filmash”, Sula-Nikollës: Kush je ti? Bëhu më
Dashnor Sula

TIRANA- Kanë vijuar debatet në seancën e sotme në Kuvend ku i radhës ishte ai mes deputetit të Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Debati ndodhi teksa diskutohej në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Në një moment Nikolla i është drejtuar Sulës duke i thënë "Mos bëj si aktor filmash". Nga ana tjetër Sula i është përgjigjur Nikollës duke thënë se lë për të dëshiruar si kryetare Kuvendi.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Për procedurë?

Lindita Nikolla: Mos bëj si aktor filmash.

Dashnor Sula: Kur nuk respekton rregullore… Mos me ndërprit mua fjalën moj kush je ti? Bëhu më serioze. Si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar. Këtu flitet për autobusin ti del tek pronat e Himarës.
Për GJK, nuk e them as un as Bardhi, e thotë kryetarja e GJK, nuk e konceptoj se si vendimi i GJK mbahet në sirtar nga kryetarja e Kuvendit.

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll