Politike

Debati për mandatin e Olta Xhaçkës, Shehaj: Kjo shfaqja këtu është e neveritshme.

Pas debatit mes ish-ministres dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, deputeti Agron Shehaj u shpreh se ishte pikërisht grupi i Lulzim Bashës që mbroi mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

11 Prill 2024, 13:34 Nga r.ll
Debati për mandatin e Olta Xhaçkës, Shehaj: Kjo shfaqja
agron shehaj

TIRANË- Në seancën plenare që po zhvillohet mandati i Olta Xhaçkës ka hapur debat mes saj dhe opozitës. Pas debatit mes ish-ministres dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit, deputeti Agron Shehaj u shpreh se ishte pikërisht grupi i Lulzim Bashës që mbroi mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo shfaqja këtu është e neveritshme. E vërteta është që mandati i Xhaçkës shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës bëri kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhaçkën dhe kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin.” – u shpreh Shehaj nga Kuvendi.

olta xhacka agron shehaj gazment bardhi seance plenare 11 prill 2024

Sondazh

Poll