Politike

"Pushtetet funksionojnë me regji", Kryemadhi-Xhaçkës: Ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch

Kryemadhi u shpreh se vendi po shkon drejt autokracisë pasi ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji dhe kolegia e saj Olta Xhaçka është pjesë e regjisë. 

11 Prill 2024, 13:21 Nga N.F
"Pushtetet funksionojnë me regji", Kryemadhi-Xhaçkës:
Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën plenare ku ka folur në lidhje me çështjen për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kryemadhi u shpreh se vendi po shkon drejt autokracisë pasi ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji dhe kolegia e saj Olta Xhaçka është pjesë e regjisë. 

Ndërkohë ironizoi ish-ministren duke i thënë "ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch".

Ajo më tej shtoi se çështja e Xhaçkës po ndodh pasi duan të tërheqin vëmendjen qytetarëve nga vjedhjet dhe pastrimi i parave. Kryemadhi tha se në Tiranë dhe në Shqipëri pastrohen paratë. Sipas saj edhe për turizmin thonë ka arritur kulmin, por se nuk ka rini që të punojë. 

Kryemadhi: Ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch. Sot jemi një vend që po shkojmë drejt autokracisë. Ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji. Edhe kolegia jonë Olta Xhaçkës është pjesë e regjisë. Kjo sepse duhen t’ia heqin vëmendjen qytetarëve vjedhjet, nga pastrimi i parave etj.

Sot sistemi arsimor është në gjendje të rëndë. Ne po jetojmë në një shoqëri të mbytur nga korrupsioni. Në Tiranë dhe në Shqipëri pastrohen paratë. Edhe për turizmin thonë ka arritur kulmin, por se nuk ka rini që të punojë. Ndërtojnë gradaçela me 60 kate, që do ngelen bosh se nuk ka bir nëne që t’i blejë se të gjithë duan të ikin e nuk duan të kthehen më.

olta xhacka monika kryemadhi

Sondazh

Poll