Politike

Vendoset për mandatin, Xhaçka në Kuvend: Jam menduar të rri apo të largohem, emri im po hidhet si top lecke

Ndërkohë që ka shtuar se as ajo dhe as bashkëshorti i saj Artan Gaçi nuk kanë influencuar dhe as ka përfituar nga paligjshmëria.

11 Prill 2024, 12:32 Nga I.A
Vendoset për mandatin, Xhaçka në Kuvend: Jam menduar
Olta Xhaçka

TIRANË- Deputetja Olta Xhaçka ka folur ditën e sotme në Kuvend, pasi sot do të vendoset nëse mandati i saj do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Nga foltorja Xhaçka ka deklaruar se prej më shumë se 1 vit emri i saj po hidhet si top lecke nga deputetët e Opozitës. Ajo ka theksuar se shumë herë ka menduar që të largohet nga politika për të shpëtuar nga linçimet që i janë bërë. Ndërkohë që ka shtuar se as ajo dhe as bashkëshorti i saj Artan Gaçi nuk kanë influencuar dhe as ka përfituar nga paligjshmëria.

"Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur. Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë. Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar. Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lifdhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

Askush nuk do të gjejë asnjë fjaalë të dalë nga unë, kundër organeve të drejtësisë. Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive. Kjo është një zallamahi ku jam bërë unë mishi për top. Aty flitet për investime të bëra falë favoreve të bëra nga qeveria. E gjitha, nga fillimi në fund, është leje për përdorim plazhi, pjesë e të cilës është dhe bashkëshorti im. Ai është sipërmarrës para se të bëhej deputet. Nuk mund të vazhdonim këtë angazhim. As unë, as nga bashkëshorti im, nuk është përfituar nga shteti. Sipërmarrja është 100% private. E verifikueshme. Nuk është shkelur asnjë ligj. Nuk jam në konflikt interesi," tha Xhaçka.

olta xhaçka seance plenare 11 prill 2024

Sondazh

Poll