Politike

Letra e Bardhit për deputetët e përjashtuar, Basha: Pazar në PS, Rama po kthen në PD aleatin e vjetër

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë.

11 Prill 2024, 12:20 Nga M.B
Letra e Bardhit për deputetët e përjashtuar, Basha: Pazar në
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhit, drejtuar Kuvendit, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë.

“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në: Aleancën e tyre kundër SPAK Lirimin e të dënuarve për korrupsion Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008. Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve. Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar "Non grata" nuk do të jetë pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, shkruan Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll