Sport

Feynoord shkatërron Ajaksin me rezultat tenistik! - VIDEO

Pas kësaj fitoreje, Feyenoord ngjitet në kuotën e 69 pikëve në vend të dytë, ndërsa Ajax mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë.

8 Prill 2024, 01:27 Nga DOSJA
Feynoord shkatërron Ajaksin me rezultat tenistik! - VIDEO

HOLANDE - Feyenoord nuk pati mëshirë në atë që konsiderohet si klasikja e futbollit holandez ndaj Ajaxit. Vendasit triumfuan me rezultatin tenistik 6-0, duke shënuar nga tre gola për pjesë dhe duke poshtëruar në këtë formë rivalët e përjetshëm. Llogaria e golave u hap në minutën e 34 me Paixao ndërsa një minutë më pas shënoi edhe Minteh. Tronditja te lojtarët e Ajax ishte e dukshme dhe në minutat shtesë të pjesës së parë, pësuan edhe të tretin me Hancko.

Në fraksionin e dytë, lojtarët e Feyenoord nuk patën ndërmend të ulnin “marshin” dhe ishin për të gjithë kohën të fokusuar nga sulmi. Goli i katërt u shënua në minutën e 56 nga Minteh ndërsa listës iu shtua edhe ish-lojtari i Ajax, Timber që shënoi në të 62-tën. Në fund, shënoi sërish ai që hapi llogaritë e ndeshjes, Paixao duke vulosur rezultatin e thellë dhe turpërues 6-0.

Pas kësaj fitoreje, Feyenoord ngjitet në kuotën e 69 pikëve në vend të dytë, ndërsa Ajax mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll