Sport

Mbappe për përballjen me Barcelonën: “Eshtë koha e ndeshjeve të mëdha!”

Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar.

8 Prill 2024, 01:22 Nga DOSJA
Mbappe për përballjen me Barcelonën: “Eshtë koha e

FRANCE - PSG ka një ndeshje të rëndësishme këtë të mërkurë kundër Barcelonës, e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

Para këtij dueli të madh, ylli i parisienëve Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për “Telefoot”, ku ka garantuar që ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’u kualifikuar.

“Është koha e lojtarëve të mëdhenj. Jam gati, dhe si gjithmonë, nuk do të fshihem. Nëse shikojmë pak dinamikën që ndodhemi, kjo periudhë do të jetë koha kur duhet të bëjmë kthesën e sezonit.

Në fund të prillit, ne do të kemi elementët e duhur për të përcaktuar çfarë sezonit mund të bëjmë. Jam i sigurt që do të japim gjithçka, pas kësaj … rezultati do të jetë në duart e Zotit”, deklaroi Mbappe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll