Sport

VIDEO / Juventusit i mjafton Gatti, mund Fiorentinën dhe i shkëputet vendit të katërt!

“Zonja e Vjetër” fitoi jo më pak vuajtje 1-0 përballë Fiorentinës në “Allianz Stadium”, rezultat që e çon në kuotën e 62 pikëve, katër më shumë se Bologna ndjekëse.

7 Prill 2024, 22:56 Nga DOSJA

VIDEO / Juventusit i mjafton Gatti, mund Fiorentinën dhe i shkëputet

ITALI - Juventusi rikthehet te fitorja në Serinë pas katër ndeshjes, në të cilat kishte marrë dy humbje dhe po kaq barazime. “Zonja e Vjetër” fitoi jo më pak vuajtje 1-0 përballë Fiorentinës në “Allianz Stadium”, rezultat që e çon në kuotën e 62 pikëve, katër më shumë se Bologna ndjekëse.

Zhbllokohet pas vetëm 20 minutash loja takimi i “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Fiorentinës, për javën e 31-të të Serisë A.

Gjatë ekzekutimit të një këndoreje, Bremen, i pashqetësuar nga mbrojtja, i dha një trajektore të çuditshme topit me kokë, duke e lënë të palëvizur portierin mik, me Gattin dhe thjesht e shtyu topin në rrjetë 1-0. Më herët (minuta e gjashtë) Weston McKennie e çoi topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa në të 12-tën për të njëjtën arsye nuk iu akordua gol mbrojtësit Bremen.

Një tjetër gol iu anulua Juventusit në minutën e 32-të (realizon Duan Vlahovic) dhe arsyeja ishte sërish për pozicion jashtë lojës.

Fiorentina e kërkoi me ngulm golin e barazimit por ishte e pafat, si në rastin e minutës së 74-t, kur goditja e Nicolas Gonzales u devijua mjaftueshëm nga portieri për të përfunduar në traversë.

VIDEO / Juventusit i mjafton Gatti, mund Fiorentinën dhe i shkëputet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll