Sport

VIDEO / Atalanta humbet dhe sheh t’i shuhen shanset për Champions!

Më këtë disfatë Atalanta shkon minus tetë pikë nga Bologna e vendit të katërt, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

7 Prill 2024, 22:43 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta humbet dhe sheh t’i shuhen shanset për Champions!

ITALI - Atalanta del pa pikë nga ndeshja në fushën e Cagliarit, ku vendësit arritën të fitonin me përmbysje duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës në Serinë A.

Miqtë nga Bergamo shpërdoruan avantazhin e krijuar që në minutën e 13-të nga Scamacca, duke pësuar dy herë.

Në pjesën e parë nga Augello dhe në limitet e kohës së rregullt nga këmbët e Violas. Më këtë disfatë Atalanta shkon minus tetë pikë nga Bologna e vendit të katërt, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll