Sport

VIDEO / Chelsea rikthehet në hapat fals pas mrekullisë me United!

Dy herë kaluan blutë e Londrës në avantazh, por po kaq herë barazuan vendësit.

7 Prill 2024, 22:30 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea rikthehet në hapat fals pas mrekullisë me United!

ANGLI - Rezultat zhgënjyes për Chelsea-n ndaj skuadrës së fundit të Premier League-s dhe që praktikisht duket e pamundur që të sigurojë mbijetesën: Sheffield Utd.

Dy herë kaluan blutë e Londrës në avantazh, por po kaq herë barazuan vendësit. Golin e parë të ndeshjes së zhvilluar në “Bramall Lane” e shënoi Thiago Silva në minutën e 11-të në zhvillimet e një këndoreje.

Në të 28-tën barazoi Bogle i asistuar nga Hamer. Në 45 minutat e dyta Chelsea mori sërish epërsinë, këtë herë me Madueken. Mirëpo në minutën e tretë shtesë barazoi McBurnie, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes mike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll