Sport

VIDEO / Tottenham ngjitet i katërti pas asistit të Brendtfordit!

Skuadra londineze fitoi 3-1 përballë Nottignahmit dhe shkon në kuotën e 60 pikëve dhe e zhvendos në vendin e pestë skuadrën nga Birminghami falë golaverazhit më të mirë.

7 Prill 2024, 22:39 Nga DOSJA
VIDEO / Tottenham ngjitet i katërti pas asistit të Brendtfordit!

ANGLI - Tottenhami përfitoi nga ndalesa e Aston Villa 3-3 ndaj Brentdfordit, për t’u ngjitur në vendin e katërt të Premier League-s. Skuadra londineze fitoi 3-1 përballë Nottignahmit dhe shkon në kuotën e 60 pikëve dhe e zhvendos në vendin e pestë skuadrën nga Birminghami falë golaverazhit më të mirë.

Autogoli i Murillos u dha avantazhin vendësve që në minutën e 15-të. Ekipi i Nottinghamit barazoi me Wood në të 28-tën, por u dorëzua në pjesën e dytë.

Në të 53-tën van de Ven lëshoi një predhë nga jashtë zonës për golin e 2-1, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar, 3-1, e realizoi Porro (57’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll