Sport

Sulmuesi i Newcastle pre e hajdutëve, i grabisin shtëpinë dhe makinën!

Në përgjithësi në Angli këtë sezon Xhek Grilish, Rahim Stërling dhe Aleks Okslejd-Çembërlejn kanë qenë viktima të vjedhjeve.

8 Prill 2024, 01:12 Nga DOSJA

Sulmuesi i Newcastle pre e hajdutëve, i grabisin shtëpinë dhe

ANGLI - Sulmuesi i Njukasëll, Aleksandër Isak, u bë pre një grabitje në shtëpinë e tij. Hajdutët hynë në shtëpinë e tij në Njukasëll dhe vodhën një makinë, e cila më pas u braktis disa kilometra larg shtëpisë së sulmuesit suedez.

Nuk specifikohet nëse lojtari apo anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë të pranishëm në momentin e hyrjes së hajdutëve në shtëpi.

Sulmuesi i Newcastle pre e hajdutëve, i grabisin shtëpinë dhe

Fakti është se nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në qytetin anglez këtë vit, ka ndodhur edhe në Xhoelinton disa javë më parë.

Në përgjithësi në Angli këtë sezon Xhek Grilish, Rahim Stërling dhe Aleks Okslejd-Çembërlejn kanë qenë viktima të vjedhjeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll